Futboll
Juventusi vendos për Zhegrovën, pritet të largohet në verë
Sipas “Corriere dello Sport”, “Zonja e Vjetër” nuk e ka në plane Edon Zhegrovën dhe kërkon rreth 13 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa interesim kanë shfaqur Trabzonspori dhe Marseille.
Juventusi ka marrë vendim për të ardhmen e futbollistit kosovar Edon Zhegrova, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimit të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Zhegrova nuk është pjesë e planeve të stafit teknik dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lirojnë atë në muajt e ardhshëm.
Po sipas kësaj gazete, Juventusi kërkon rreth 13 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësor.
Zhegrova ka pasur hapësirë të kufizuar te Juventusi që nga transferimi i tij nga Lille vitin e kaluar, duke mos arritur të sigurojë një rol të rregullt në formacion.
Interesim për shërbimet e tij së fundmi ka shprehur klubi turk Trabzonspor, ndërsa në garë për transferimin e kosovarit është edhe skuadra franceze Marseille.
Sa i përket paraqitjeve, Zhegrova me fanellën e Juventusit ka zhvilluar 16 ndeshje në Serie A, duke luajtur gjithsej 326 minuta. Në Ligën e Kampionëve ai ka regjistruar 6 paraqitje me 143 minuta, ndërsa në Kupën e Italisë ka luajtur 16 minuta në dy ndeshje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












