Kosova
Detaje nga aksioni në Kosovë ku u sekuestruan mbi 48 mijë euro dhe vetura milionëshe
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka publikuar detaje lidhur me aksionin e zhvilluar kundër mashtrimit kompjuterik, ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar dhjetëra mijëra euro dhe vetura luksoze.
Sipas njoftimit, aksioni është realizuar dje, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Bëhet e ditur se bastisjet janë kryer në pesë lokacione, përfshirë dy në fshatin Samadraxhë të Suharekës dhe tri në Prishtinë.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë vetura me vlerë të përgjithshme rreth një milion euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Rasti lidhet me raportimet për mashtrimin e qytetarëve jashtë vendit, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të skemës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











