Futboll
Pas disfatës në “luftën” për Kupën e Austrisë, Vesel Demaku ka synim qëndrimin në elitë
Në finale të Kupës së Austrisë, të premten, futbollisti nga Kosova, Vesel Demaku shënoi ndaj LASK-ut, duke çuar rezultatin në 2:1 në minutën e 31-të.
Megjithatë, ekipi i Altachut, u mposht pas vazhdimeve 4:2.
Mesfushori i Kosovës, tani synim ka qëndrimin në elitën austriake të futbollit.
“Do të udhëtojmë për në shtëpi dhe qëkur të zbresim nga aeroplani, do të jemi të fokusuar plotësisht te Wolfsbergeri”, ka deklaruar 26-vjeçari pas ndeshjes, pasi fitorja në shtëpi ndaj Wolfsbergerit do t’ia siguronte Altachut qëndrimin në elitë.
Ndeshja Altach – Wolfsberger luhet nesër nga ora 18:30, teksa në ekipin e Altachut ndihmëstrajner është edhe ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













