Lajme
Në Gjermani: Kjo kompani ajrore hyn në grevë nga nesër
Greva e stafit të kabinës në Lufthansa pritet të shkaktojë anulime dhe vonesa fluturimesh nga aeroportet kryesore gjermane.
Udhëtarët që planifikojnë të fluturojnë të premten duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kompania ajrore gjermane Lufthansa pritet të përballet me një grevë të stafit të kabinës gjatë ditës së nesërme, përcjell albinfo.ch.
Sindikata e asistentëve të fluturimit Unabhängige Flugbegleiter Organisation ka bërë thirrje për një grevë njëditore më 10 prill, e cila do të zgjasë nga ora 00:01 deri në 22:00. Kjo grevë pritet të prekë të gjitha nisjet e Lufthansa-s nga dy qendrat kryesore të kompanisë në Gjermani: Frankfurt Airport dhe Munich Airport.
Përveç kësaj, pritet që edhe stafi i kompanisë rajonale Lufthansa CityLine të marrë pjesë në grevë në nëntë aeroporte të tjera në Gjermani, çka mund të shkaktojë ndërprerje të mëdha në trafikun ajror.
Sipas sindikatës, greva vjen pas dështimit të negociatave me kompaninë për përmirësimin e kushteve të punës për rreth 19 mijë punonjës, si dhe për një plan social për rreth 800 punonjës të CityLine, kompani e cila pritet të mbyllë operacionet në vitet e ardhshme.
Autoritetet dhe kompania u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimit të tyre, pasi gjatë kësaj dite priten anulime dhe vonesa të shumta në fluturimet që nisen nga Gjermania.
Ndërkohë, sipas rregullave evropiane për të drejtat e pasagjerëve, në rast se një fluturim anulohet ose vonohet për faj të kompanisë ajrore, udhëtarët mund të kenë të drejtë për dëmshpërblim nga 250 deri në 600 euro, varësisht nga distanca dhe kohëzgjatja e vonesës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












