Lajme
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane
Togerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ermona Meshi, ka përfunduar me sukses studimet në Adjutant General School të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj profesional, transmeton albinfo.ch.
Ajo është nderuar me medaljen prestigjioze “United States Diplomatic Medal”, një vlerësim që u jepet studentëve ndërkombëtarë për rezultate të larta akademike, disiplinë dhe përfaqësim dinjitoz gjatë trajnimeve.
Ky sukses ka një domethënie edhe më të veçantë, pasi Ermona Meshi është mbesa e dëshmorëve Afrim dhe Bashkim Meshi, dy vëllezër që ranë heroikisht në luftë për lirinë e atdheut.
Arritja e saj konsiderohet një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të kuadrove të FSK-së, si dhe një përfaqësim i denjë i Kosovës në institucionet prestigjioze ushtarake ndërkombëtare./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












