Kosova
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze
Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka shënuar një sukses të madh në fushën akademike, duke fituar titullin Doktor Shkence (PhD) në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni, një nga vendet më të avancuara në botë për zhvillim teknologjik dhe arsimor, transmeton albinfo.ch.
Ky rezultat është vlerësuar me nderime të larta nga institucionet akademike japoneze, duke dëshmuar nivelin e lartë profesional dhe përkushtimin e tij në studime.
Arritja e Krasniqit po konsiderohet si një moment krenarie jo vetëm për familjen e tij, por edhe për qytetin e Vushtrrisë dhe gjithë shqiptarët, duke treguar se të rinjtë nga Kosova mund të konkurrojnë dhe të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare.
Me këtë sukses, Erjon Krasniqi bëhet shembull motivues për gjeneratat e reja, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe ambicia mund të çojnë drejt rezultateve të mëdha, edhe larg vendlindjes, transmeton tutje albinfo.ch.
Lidhur me këtë arritje, babai i tij, Sadik Krasniqi, ka shprehur emocionet dhe krenarinë përmes një mesazhi urimi:
“Sot djali Erjon Krasniqi na bëri të ndihemi krenar ne familja dhe mbar shqiptarët! Shumë urime mbrojtja e Doktoratës në shtetin e Japonisë! Faleminderit Japoni!”
Ky sukses i Erjon Krasniqit vlerësohet si një dëshmi e fuqishme e potencialit që kanë të rinjtë kosovarë për të ndërtuar karrierë dhe për të arritur rezultate të mëdha në botë./Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












