Lajme
Hungari: Vazhdon ndërtimi i gardhit për të parandaluar refugjatët
Autoritetet hungareze vazhdojnë ndërtimin e gardhit me tela në kufirin me Serbinë, i cili duhet të parandalojë hyrjen e refugjatëve nga vendet aziatike dhe afrikane në Hungari.
Deri më tash kanë përfunduar 50 kilometra dhe gardhi përbëhet nga dy pjesë: përveç telave të thjeshtë, të lartë 3.5 metra, është vendosur edhe i ashtuquajturi gardh i NATO-s, me tela me gjemba.
Sipas të dhënave të policisë hungareze, në qytetin kufitar Çongrad numri i migrantëve që hyjnë në Hungari tani është dyfish më i vogël.
Mediat hungareze thonë se gardhi po ndërtohet në të njëjtën kohë në 13 pika të kontrollit përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa gjatësia përfundimtare do të arrijë në 177 kilometra.
Punët duhet të kryehen në fund të gushtit, ndërsa nga Qeveria hungareze njoftojnë se do të angazhohen edhe disa mijëra policë për të kontrolluar kufirin me Serbinë.
Gardhi tani është i dukshëm edhe nga ana serbe e kufirit, pranë kalimit kufitar Ashothalom.
Sipas medieve hungareze, pikat e dobëta të tyre janë edhe kalimet hekurudhore, ashtu si edhe lumi Tisa, përmes të cilit migrantët mund të notojnë në anën tjetër.
Siç raportojnë mediet hunagareze, aktualisht në fshatin Baçki Vinogradi kalojnë 200-300 migrantë në ditë, ndërsa më herët kjo shifër ka arritur deri në një mijë.
Përndryshe, Hungaria, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të kufijve të saj dhe kontrollit më të madh të lëvizjes së migrantëve, në fillim të vitit ka nënshkruar marrëveshje me ministritë e brendshme të Gjermanisë dhe Austrisë për bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët në luftën kundër migracionit të paligjshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, në Hungari për shtatë muaj të këtij viti janë regjistruar 110.000 refugjatë, gati tri herë më shumë se gjatë gjithë vitit të kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














