Integrimi
Politikanët e rinj me prejardhje shqiptare tregojnë se ç`do të thotë të jesh zviceran
Emisioni poltibox i televizionit publik zviceran i ka lutur politikanët e rinj ambiciozë që të regjistrojnë vetë me smartfonë përgjigjet për disa pyetja të bëra nga televizioni
Qëndrimet e tyre politike mund të jenë të ndryshme, siç ndryshon edhe përkatësia e tyre partiake. Por, zviceranët dhe zviceranet 19 deri 26 vjeçarë që prezantohen në vazhdim, kanë një gjë të përbashkët: ata shpesh i quajnë “secondos”, edhe pse ky nocion është paksa i paqartë.
Rrënjët e tyre janë në gjithë botën, nga Spanja nëpër Maqedoni dhe nga Kosova deri në Sri Lanka. Prindërit ose gjyshërit e tyre, apo edhe ata vetë, si të vegjël, kanë ardhur në Zvicër para disa dekadave. Emrat e tyre tingëllojnë herë si zviceranë e herë të pazakonshëm. Ata janë rritur këtu dhe janë kandiduar për legjislaturën e re të Parlamentit Nacional të Zvicrës.
Emisioni poltibox i televizionit publik zviceran i ka lutur politikanët e rinj ambiciozë që të regjistrojnë vetë me smartfonë përgjigjet për disa pyetja të bëra nga televizioni. Ato që kanë dalë nga kjo janë disa video-selfie interesante, të realizuara nga dhoma e ditës, ulur në ndonjë karrige ose në kafenenë e preferuar.
Në mesin e gjashtë të prezantuarve (Michaela Pazos (Spanjë), Elena Marti (Kataloni, Spanjë), Mathuran Poopalapillai dhe Tiba Ponnuthurai (Sri Lanka)) janë edhe dy kandidatë/e me rrënjë shqiptare: Nazmije Ismaili dhe Ilir Shala.
Nazmija ka 26 vjet, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia dhe kandidon për FDP-në. Gjyshërit e saj kane ardhur shumë kohë më parë nga Maqedonia. “Unë personalisht këtu (në Zvicër) ndjehem në shtëpinë time, e dua kulturën zvicerane”, thotë ajo. Nazmijes i pëlqejnë besueshmëria dhe vetëpërmbajtja zvicerane. Ajo ka vërejtje Vetëm për ligjet e shumta, sipas saj të panevojshme burokratike të Zvicrës. Për të ka rëndësi angazhimi i të rinjve në politikë. Dhe për fund, ajo dëshiron t`ia kthejë Zvicrës një pjesë të asaj që ka marrë nga ajo.
Ndërsa Ilir Shala është vetëm 19 vjeç. Ai ka ardhur në Zvicër nga Kosova me familjen kur kishte 2 vjet. Pyetja se çfarë domethënë të jesh zviceran është e vështirë, thotë ai duke menduar. “Ajo domethënë të jetosh në një vend me mundësi të pakufizuara”, është përgjigja e tij.
Por vetëm një gjë nuk i pëlqen kandidatit të ri të CVP-së për Parlamentin e Zvicrës: “Fakti se disa njerëz vazhdojnë të kenë paragjykime në raport me grupe të veçanta”. Ndërsa angazhimin e tij politik ai e përkufizon kështu: “Unë dua t`i jap formë vet të ardhmes time. Kjo domethënë që po ashtu unë dua të vendos vet për të ardhmen time”.
Emisioni i plotë mund të shikohet në këtë link:
http://www.srf.ch/news/wahlen/wahlen15-politbox/politbox-on-tour-geneve/was-bedeutet-fuer-dich-das-schweizersein
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











