Lajme
Turizmi amerikan në Zvicër arrin shifra rekord
Brenda një dekade, numri i turistëve amerikanë në Zvicër është dyfishuar. Sa i përket netëve të qëndrimit, Shtetet e Bashkuara janë tani pak më poshtë Gjermanisë, e cila vazhdon të mbajë vendin e parë për vizitorët e huaj.
Rritje e dallueshme
Rritja e fuqishme nga SHBA është shumë më e dukshme krahasuar me tregjet e tjera larg, sidomos Azi. Për shembull, netët e qëndrimit të turistëve kinezë nuk janë rikthyer kurrë në nivelet para-COVID dhe kanë pësuar një rënie mbi 36% që nga viti 2019.
Marcel Perren, drejtor i Turizmit në Lucern, konfirmon se tregu amerikan – ndryshe nga ai aziatik – është rikuperuar shpejt pas krizës COVID. Në qytetin e Lucernit, më shumë se një në katër turistë të huaj vjen nga SHBA, duke e bërë këtë treg burimin më të rëndësishëm të vizitorëve në rajon.
Turistët “idealë”
Turistët amerikanë janë të preferuar për shumë arsye. Rreth dy të tretat udhëtojnë me tren, dhe mbi 10% e tyre kanë vizituar Zvicrën më shumë se pesë herë. Ndryshe nga turistët nga vendet e tjera, amerikanët nuk kufizohen nga sezoni: ata janë të gatshëm të udhëtojnë edhe në vjeshtë dhe dimër, duke rritur kështu shfrytëzimin e akomodimeve jashtë sezonit të verës.
Gjithashtu, amerikanët zakonisht zgjedhin akomodime katër- ose pesë-yjëshe dhe shpenzojnë mesatarisht 260 franga zvicerane për ditë, krahasuar me 150 franga të turistëve gjermanë.
Në rang rajonale, turistët amerikanë kalojnë më shumë netë në Zvicrën qendrore dhe veriore, përfshirë rajonin e Cyrihut (25.3%) dhe Luzernit (15%).
Pavarësisht sfidave
Megjithë dollarin e dobët dhe pasigurinë politike, dëshira për të udhëtuar nuk ka rënë. Martin Nydegger, drejtor i Swiss Tourism, thotë: «Jemi të kënaqur, por edhe pak të surprizuar. Situata politike nuk duket të ndikojë në sjelljen e turistëve amerikanë, dhe ekonomia e fortë u mundëson atyre të vazhdojnë udhëtimet në Evropë.»
Në horizont, konsolidimi
Megjithatë, rritja e shpejtë mund të mos vazhdojë. «Po afrohemi drejt një faze konsolidimi. Nuk pres që ky ritëm të vazhdojë njësoj», shton Nydegger. Marcel Perren nga Turizmi Lucern vëren gjithashtu se rritja e amerikanëve këtë vit ishte vetëm 4%, më pak se në vitet e mëparshme.
Sektori turistik zviceran mbetet i qëndrueshëm, megjithë rënien e vizitorëve kinezë nga 1.8 milion në një të tretën e kësaj shifreje, sipas Nydegger.
E-Diaspora
-
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri Tryeza mbahet më 8 mars 2026, nga ora 15:00, në GZ Oerlikon, Cyrih... -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
25-vjeçar shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes -
UEFA
UEFA vlerëson arbitrimin shqiptar: Emanuela Rusta delegohet në çerekfinale evropiane
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri Ndërsa Sidriti u largua duarbosh nga „Vienna Calling„ në studion e ORF-it, jashtë po ndodh e... -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë











