Lajme
20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën
Mendoi se vrau nënën: Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Itali
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Civitanova Marche në Itali, ku më 22 shkurt humbi jetën 20-vjeçari Rikardo Mërkuri, i cili u mbyt në det. Pas tragjedisë ka reaguar babai i tij, Mario, duke dhënë detaje për mediat italiane rreth asaj që parapriu ngjarjen, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, i biri dyshohet se i dha fund jetës në ujërat e akullta pasi besonte se kishte shkaktuar vdekjen e nënës së tij. “Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, është shprehur ai.
Familjarët bëjnë të ditur se mbrëmjen e së premtes kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos. Më pas, babai ishte larguar nga shtëpia dhe gjatë asaj kohe mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i ashpër, i cili kishte përfunduar me agresion fizik nga ana e të riut.
Nëna e tij, Albana Kastrioti, ishte gjetur nga bashkëshorti e shtrirë pa ndjenja në banjë, me dëmtime të rënda në fytyrë. Ajo u dërgua fillimisht në spitalin e Macerata dhe më pas u transferua në spitalin rajonal të Torrette në Ankona, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale.
Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, trupi i 20-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës.
Familja, me prejardhje shqiptare dhe prej shumë vitesh e vendosur në Pollenza, është e njohur në komunitet. Përveç prindërve, Rikardo lë pas vëllain e madh Alessio dhe gjyshen.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka prekur thellë komunitetin lokal./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











