Kosova
Dushko Arsiq edhe në rigjykim dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim e ka dënuar me 13 vjet burgim Dushko Arsiqin, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Aktgjykimi ndaj tij u shpall sot nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili dhe anëtarët Lutfi Shala dhe Violeta Namani-Hajra, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ismaili tha se në dënimin me burgim, të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim teksa atij i vazhdohet kjo masë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më tepër se dënimi i shqiptuar, transmeton albinfo.ch.
I akuzuari obligohet edhe për shpenzimet e procedurës, për paushallin gjyqësor 200 euro dhe 100 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
I dëmtuari Artan Krasniqi udhëzohet në kontest të rregullt juidiko-civil për kërkesën pasurore-juridike
Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 shkurt 2024 e ka dënuar me 13 vjet burg të akuzuarin Arsiq. Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të Policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina. Aktakuza e ngarkon Arsiqin se bashkë me grupin tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, si dhe më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë vënë zjarrin.
Aktakuza e bën përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.
Arsiq akuzohej se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Me këtë, Arsiq akuzohej se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.
E-Diaspora
-
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër Mesazh paqeje, solidariteti dhe urimi për besimtarët shqiptarë në Zvicër me rastin e Kurban-Bajramit 2026... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













