Integrimi
Djaloshi 20-vjeçar lan nderin e familjes me gjak
Një 20-vjeçar, kosovar, i ngjeshur në frymën patriarkale dhe klanore si dhe me tradita maskuliniste, i ka sjellë vetës probleme ligjore duke u përpjekur të mbrojë nderin familjar dhe kombëtar, shkruan gazeta frankofone “Laliberté”. Albinfo.ch ka përkthyer shkrimin në fjalë, i cili vë në dukje disa të rinj kosovarë që jetojnë në Zvicër dhe që veprojnë në mënyrë agresive në emër të dinjitetit familjar apo nderit kombëtar.
Ministri publik ka njohur fajtor djaloshin kosovar për lëndim të thjeshtë trupor me një objekt të rrezikshëm, për fyerje, kërcënim si dhe për vepër kundër ligjit për bartje të armës. Ministri publik e ka dënuar me katër muaj (çdo ditë gjobë) si dhe e ka gjobitur me 2.500 franga.
“Ti i fole motrës sime…?” Kosovari 20-vjeçar, i cili duket të ketë marrë një edukatë patriarkale dhe klanore me traditë maskuliniste, i ka sjellë vetes plot probleme ligjore duke u përpjekur të mbrojë nderin familjar dhe kombëtar. Sipas tij, famlja dhe kombi i tij janë njollosur seriozisht për shkak të marrëdhënies sentimentale në mes të motrës së tij dhe një djaloshi zviceran nga Gruyer. Zvicerani në fjalë ishte një djalë shumë i mirë, por kishte një të metë, nuk ishte shqiptar”, thekson gazetari.
Kosovari i ri ishte njëkohësisht shumë modern dhe arkaik në funksionimin e tij, ai kishte përdorur mesazhet WhatsApp për t’i dërguar zviceranit fyerje të rënda dhe kërcënime.
Siç duhet theksuar, të nesërmen rreth orës 23 ai paraqitet para shtëpisë së të dashurit të motrës me vëllain e tij, me “motrën e pandershme” dhe një mik. Me një shkop të hekurit, ai burrërisht fyen gjyshen e zviceranit. Vëllai binjak i tij del nga shtëpia dhe pritet me një një goditje të rëndë të shkopit. Aty fillon një prelud me një stuhi goditjesh, gjersa djaloshi zviceran përplaset për tokë. Pas kësaj, thekson gazetari, nderi i familjes lahet në gjak. Kosovari largohet dhe mundohet të fshehë armën në fjalë.
Vendimi gjyqësor ka njohur fajtor djaloshin kosovar për lëndim të thjeshtë trupor me një objekt të rrezikshëm, për fyerje, kërcënim si dhe për vepër kundër ligjit për bartje të armës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












