Lajme
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje
Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit
Zyrtarë të Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një shtetas të Kosovës, i cili ishte dënuar më herët për vrasje. Lajmi është raportuar nga Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa), transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Heilbronn me 12 vjet burgim. Pesë vite më vonë ai ishte dëbuar në Kosovë, ndërsa një pjesë e dënimit kishte mbetur e pashlyer.
Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se ai u arrestua gjatë fundjavës së kaluar, menjëherë pas mbërritjes në Gjermani me një fluturim nga Prishtina. Gjatë kontrollit kufitar, policia konstatoi se ndaj tij ishte ende në fuqi një urdhër arresti për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit.
Pas arrestimit, 53-vjeçari u dërgua në burgun e Shtutgart-Stammheim, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, që sipas autoriteteve përfshin edhe 2.127 ditë burg.
Sipas autoriteteve gjermane, nëse 53-vjeçari nuk do të kishte hyrë sërish në territorin e Gjermanisë, urdhri i arrestit ndaj tij nuk do të mund të ekzekutohej, pasi ai ishte dëbuar më herët në Kosovë. Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm pas rikthimit në Gjermani, ku autoritetet zbatuan masën për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












