Integrimi
Danimarka porosit refugjatët: “Shkoni më mirë në Suedi”!
"Danimarka është shumë jotërheqëse për refugjatët. Kështu, do të ishte më mirë që ata (refugjatët) të provojnë me vende më zemërgjera, sikur Suedia"
Nuk është se shtetet tjera e mirëpresin valën e refugjatëve por asnjë shtet tjetër nuk e “menaxhon” atë sikur Danimarka. Me shpalljet që paguan në shtypin turk, ky shtet synon të ndalë që në start refugjatët që eventualisht ia kanë mësyrë Danimarkës. “Objektivi ynë është ta zvogëlojmë sa më shumë që të jetë e mundur numrin e azilkërkuesve” thotë një zëdhënës për politika të migracionit i partisë në pushtet “Venstre”.
Ka 15 vjet që politika daneze bën hapa drejt ashpërsimit të kushteve të azilit. Së fundi, në fillim të korrikut janë paralajmëruar shkurtime përgjysmë të ndihmave financiare për azilkërkuesit dhe familjet e tyre, shkruan gazeta gjermane Tageszeitung (Taz.de) . Hapi i radhës është që përmes medieve të shpërndahet mesazhi se Danimarka është shumë jotërheqëse për refugjatët. Kështu, do të ishte më mirë që ata (refugjatët) të provojnë me vende më zemërgjera sikur Suedia. transmeton albinfo.ch.
Natyrisht, në mënyrë kaq tekstuale nuk e thotë këtë askush në Kopenhagë. Por, siç e thotë zëdhënësi, sinjali u dërgohet në këtë mënyrë trafikantëve e qenie njerëzore të cilët dërgojnë në Danimarkë numër të madh refugjatësh.
Ka pasur edhe më parë aksione që kanë udhëhequr shtetet duke financuar fushata mediale për ndalimin e valëve të refugjatëve. Të tilla janë zhvilluar nga Gjermania dhe nga Austria në Kosovë dhe në Shqipëri. Por, dallimi qëndron në atë se te rastet e përmendura ka qenë fjala për refugjatë ekonomikë ndërsa Danimarka u drejtohet me propagandën e saj dëbuese pikërisht refugjatëve të luftës, atyre që kanë ikur nga Siria, shkruan taz.de dhe përcjell albinfo.ch.
Fushata që ka objektiv këta refugjatë, është plotësisht absurde, thotë një pjesëtar i organizatës gjermane “Pro Asyl” për gazetën daneze “Politiken”. “Në Gjermani kjo do të ngjallte pakënaqësi publike aq të madhe sa që qeveria nuk do të guxonte kurrë të provonte diç të tillë”.
Në Danimarkë, fushatën e kanë kritikuar menaxherët e një numri të madh ndërmarrjesh. “Kjo iniciativë nuk do ta bëjë Danimarkën më të pasur por më të varfër”, kanë theksuar ata në deklaratën e tyre. “Vendi ka nevojë për fuqi të re punëtore ndërsa një qëndrim i tillë refuzues mund të reflektohet negativisht në imazhin e Danimarkës në botë”.
Në të njëjtën kohë, një fushatë përmes facebook-ut po kërkon grumbullim mjetesh për financimin e shpalljeve me kah të kundërt nga ato të qeverisë, me moton “Mirë se vini refugjatë!”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












