Lajme
Gjermani: 5 persona në pranga për dërgesa të paligjshme drejt industrisë ushtarake ruse
Autoritetet gjermane kanë arrestuar sot pesë persona, të dyshuar për organizimin e eksporteve të fshehta të mallrave drejt Rusisë, përfshirë kompani të lidhura me industrinë e armatimit, në shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës.
Prokuroria Federale në Karlsruhe bëri të ditur se të dyshuarit kanë realizuar të paktën 16 mijë dërgesa drejt Rusisë që nga nisja e luftës në Ukrainë, me një vlerë të përgjithshme rreth 30 milionë euro.
Sipas hetimeve, rrjeti i furnizimit dyshohet se ishte i koordinuar nga struktura shtetërore ruse, ndërsa mes përfituesve figurojnë të paktën 24 kompani ruse të industrisë së armëve të listuara në bursë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi llojin e mallrave të eksportuara.
Hetimi është kryer nga doganat gjermane në bashkëpunim me shërbimin sekret të jashtëm, BND.
Të pesë të arrestuarit janë shtetas gjermanë; dy prej tyre mbajnë edhe shtetësi ruse, ndërsa një tjetër ka shtetësi ukrainase. Ata dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një rrjeti kriminal që ka shkelur ligjin për tregtinë e jashtme.
Prokuroria thotë se përmes një kompanie tregtare në qytetin portual të Lubekut, grupi ka siguruar dhe eksportuar ilegalisht mallra për industrinë ruse. Për të shmangur zbulimin, janë përdorur kompani guaskë, blerës fiktivë dhe një kompani pritëse në Rusi, ku një nga të dyshuarit kishte rol drejtues.
Hetimet përfshijnë edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, të cilët aktualisht ndodhen në liri.
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të rrepta ekonomike ndaj Rusisë, që ndalojnë eksportin e mallrave të caktuara, veçanërisht pajisjeve ushtarake dhe produkteve me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











