Lajme
Çfarë duhet të keni parasysh kur të udhëtoni në Kosovë
Udhëzime rreth asaj se çfarë ju duhet në rast udhëtimi për në Kosovë dhe se si t`i zgjidhni telashet e vogla me dokumentet e udhëtimit

Kosova është një vend i bukur, por për të mbërritur me veturë deri atje duhet të kaloni shumë kilometra dhe të llogaritni edhe në kolonat e gjata dhe pritjet e pafundme që ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe për festa. Ne po ju japim një guidë jo si t’u shpëtoni pritjeve por se si t`i zgjidhni telashet e vogla me dokumentet e udhëtimit. Konsullatat kosovare në Zvicër këshillojnë shtetasit e tyre që para se të nisen të kenë parasysh që të sigurojnë dokumentet valide për udhëtim gjegjësisht pasaportat. Nëse kjo e fundit iu ka skaduar, atëherë duhet të drejtoheni në njërën prej konsullatave: në Cyrih, Bernë ose Gjenevë për të siguruar një fletudhëtim. Për të siguruar fletudhëtimin duhet të keni 2 fotografi dhe dokumentin e skaduar.
Duhet të keni parasysh: Me fletudhëtim mund të udhëtoni brenda një muaji kudo përveç në Serbi! Marrëveshjet e fundit ndërmjet dy vendeve kanë siguruar për qytetarët që jetojnë jashtë vendit të udhëtojnë nëpër territorin serb vetëm me letërnjoftime ndërsa për fëmijët nën 16 vjeç vlejnë vetëm certifikatat e lindjes (me fotografi) e jo ekstraktet e lindjes!
Duhet të keni parasysh: Gjatë udhëtimit nëpër Kroaci duhet që pasaportat të jenë valide së paku edhe për 3 muaj, përndryshe mund të ktheheni prapa nga autoritetet kufitare kroate.
Duhet të keni parasysh: Të gjithë kosovarët që ja mësyjnë Turqisë gjatë pushimeve duhet të kenë kujdes që pasaporta e tyre duhet të jetë valide më së paku 6 muaj përndryshe mund të mbeteni pa e parë detin edhe pse keni paguar.
Duhet të keni parasysh: Të keni kujdes që fëmijët e porsalindur nëse udhëtojnë, qoftë me aeroplan apo me veturë, prindërit e tyre të sigurojnë fletudhëtime dhe në asnjë mënyrë të niseni me certifikatë të lindjes.
Duhet të keni parasysh: Nëse fëmijët i dërgoni vetëm, pa përcjellje ose gjeni shoqërim të dikujt, duhet të siguroni autorizim që do të verifikohet nga ndonjë notar në Zvicër
Duhet të keni parasysh: Para pushimeve mos provoni të nxirrni pasaportat për udhëtim për shkak të procedurave që zgjasin së paku një muaj edhe për shkak çmimeve që janë më të shtrenjta se në Kosovë. Pasaportat kosovare në Zvicër kushtojnë 84 sfr për personat deri në moshën 3 vjeçare. Mbi këtë moshë deri në 16 vjec kushtojnë 98 sfr. Mbi moshën 16 vjeçare një pasaportë kushton jo më pak se 140 franga zvicerane.
Duhet të keni parasysh: Po ashtu konsullatat kosovare nuk lëshojnë certifikata të lindjes e as ekstrakte. Këtë mund ta bëni në Kosovë nëse keni fatin të mos sorollateni nëpër zyrat komunale. Rrugë të mbarë!
Rreth udhëtimit nëpër Serbi
Duhet të keni parasysh: Me fletudhëtim mund të udhëtoni brenda një muaji kudo përveç në Serbi! Marrëveshjet e fundit ndërmjet dy vendeve kanë siguruar për qytetarët që jetojnë jashtë vendit të udhëtojnë nëpër territorin serb vetëm me letërnjoftime ndërsa për fëmijët nën 16 vjeç vlejnë vetëm certifikatat e lindjes e jo ekstraktet e lindjes!
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?