Integrimi
Gjermani: Kritere më të forta për refugjatët nga Ballkani
„Nuk është e mundur, që tek ne të vijnë njerëz nga vende, të cilat nuk janë as diktaturë dhe as nuk ka luftë, nga vende që madje po përgatitet për antarësim në BE“,
Ministri i shtetit pranë zyrës së kancelares, krisitiandemokrati Peter Altmaier ka kërkuar kritere më të forta për refugjtët nga vendet e Ballkanit. Shtypi rreth valës së refugjatëve nga Ballkani në Gjermani.
„Nuk është e mundur, që tek ne të vijnë njerëz nga vende, të cilat nuk janë as diktaturë dhe as nuk ka luftë, nga vende që madje po përgatitet për antarësim në BE“, tha Altmaier për gazetën „Bild“, numri i së hënës (03.08). Federata po punon në një koncept praktik, „se si mund ta përballojmë së bashku valën e refugjatëve dhe ta kufizojmë atë“. Sipas tij, duhet të shqyrtohet që edhe Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova të klasifikohen si vende të sigurta origjine, transmeton dw.de.
Qëllimi është një koncept i ri për refugjatët në mënyrë që njerëzit, kërkesa e të cilëve për azil nuk ka asnjë shans, të mos e marrin këtë rrugë“, tha ministri i shtetit në zyrën e kancelares. Me një koncept të tillë, sipas tij, këtyre njerëzve mund t’u kursehet mundimi e vujatja dhe kësisoj mund të kujdesemi më shumë „për ata njerëz nga vende krizash, të cilët vërtetë e kanë jetën në rrezik“.
Ai u shpreh gjithashtu për një luftë më të ashpër kundër kontrabandistëve: „Ne duhet t’ua bllokojmë aktivitetin atyre, që i nxisin njerëzit të marrin rrugën nëpër Afrikë e më pas duke i vënë në rrezik jete përmes detit Mesdhe“, tha Altmaier.
Edhe kryeministrja socialdemokrate e landit Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer në debati për refugjatët është shprehur për shtimin e numrit të vendeve të sigurta të origjinës. „Unë personalisht mund ta mendoj, se mund të zgjerohet lista e vendeve të sigurta të origjinës“, është shprehur ajo për gazetën „Frankfurter Rundschau“, numri i së shtunës (01.08). Procedurat për refugjatët që nuk kanë asnjë perspektivë për njohjen e azilit në Gjermani duhet të përshpejtohen, në mënyrë që të prekurit të kthehen më shpejt në vendet e tyre. Kjo do ta kufizonte numrin e lartë aktualisht të refugjatëve nga Ballkani.
Gazeta „Welt am Sonntag“ (02.08) i kushton një artikull me titullin „Vetëm të largohemi“ çështjes së refugjatëve nga Ballkani duke analizuar gjerësisht situatën në Kosovë dhe arsyet përse njerëzit largohen nga vendi. „Në 1999 pati ende shpresa. Kur Perëndimi me pjesëmarrjen edhe të Bundeswehrit largoi nga Kosova ushtrinë serbe, mendohej, që ky vend i vogël me dy milionë banorë të kthehej në një model suksesi. Rreth dy miliardë Euro janë dhënë si ndihma për rindërtimin që nga ajo kohë, rreth 650 milionë të tjera do të pasojnë deri në vitin 2020.
Organizatat e ndihmës kanë ndërtuar shkolla, rrugë dhe shtëpi. Megjithatë bilanci i suksesit 16 pas luftës është deprimues. Kryesisht korrupsioni i frenon investitorët. Pa transferimin e parave nga emigrantët dhe ndihmat e bashkësisë ndërkombëtare Kosova nuk mund të mbijetojë. Qeveria në Prishtinë ndërmer pak, për ta ndryshuar gjendjen. Reformat kanë mbetur në vend numëro. Njerëzit janë të tmerruar prej stanjacionit, nuk shohin asnjë perspektivë më ndaj marrin valixhet”, e duan vetëm të largohen“, shkruhet ndër të tjera në artikullin e „Welt am Sonntag“.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













