Kosova
“Shtëpia e Kosovës” në Davos u financua me 300 mijë euro nga shteti
300 mijë euro për prezantimin e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror
Forumi Ekonomik Botëror, i cili u mbajt këtë javë në Davos të Zvicrës, është përmbyllur të premten, ndërsa pjesë e këtij eventi global ishte edhe Kosova. Për aktivitetet e saj në kuadër të forumit, Kosova kishte në dispozicion hapësirën e njohur si “Shtëpia e Kosovës”, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 300 mijë euro, pa përfshirë kontributet nga sponsorët, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qeverisë së Kosovës, fondet për financimin e “Shtëpisë së Kosovës” janë ndarë nga kabineti qeveritar në nëntor të vitit të kaluar, përmes vendimeve të miratuara në mbledhjen e 277-të të Qeverisë. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se për realizimin e plotë të këtij organizimi ka pasur nevojë edhe për mbështetje shtesë nga sponsorët.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për financimin e këtij organizimi. Pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga sponsorët. Edhe këtë vit janë mbajtur aktivitete të shumta, përfshirë panele diskutimi me ekspertë dhe studiues me renome ndërkombëtare në fusha si ekonomia dhe teknologjia, ndërsa ‘Shtëpia e Kosovës’ ka shërbyer si hapësirë për diskutime me investitorë, sipërmarrës dhe për takime bilaterale me liderë shtetërorë nga vende mike dhe partnere”, ka deklaruar Kryeziu.
Ky është viti i dytë radhazi që Kosova organizon “Shtëpinë e Kosovës” në Davos. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se ky organizim synohet të kthehet në traditë gjatë mbajtjes së Forumit Ekonomik Botëror.
“Ne këtu, nga njëra anë, prezantojmë kulturën, identitetin dhe atë se kush jemi, ndërsa nga ana tjetër prezantojmë edhe mundësitë për investime ekonomike, për shkëmbime tregtare dhe për bashkëpunime të ndryshme. Pra, tregojmë jo vetëm kush jemi, por edhe çfarë mund të bëjmë bashkë”, ka deklaruar Kurti, raporton Koha.
Sipas tij, Kosova, përmes “Shtëpisë së Kosovës” në Davos, është në mesin e rreth 25 shteteve në botë që kanë hapësira të tilla për prezantim dhe takime gjatë këtij forumi.
Në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar gjithashtu se Kurti është takuar me Jonathan Powell, këshilltar për Siguri Kombëtare i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Në këtë takim janë diskutuar zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresi demokratik në Kosovë, rritja ekonomike dhe çështjet e sigurisë rajonale.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos është hapur të hënën, ndërsa në kuadër të tij është formalizuar edhe “Bordi i Paqes”, një mekanizëm i themeluar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku Kosova është anëtare themeluese. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











