Lajme
Sondazh: Shumica e zviceranëve mbështesin neutralitetin, por edhe furnizimin e Ukrainës me armë
Një sondazh i ri tregon se zviceranët e shohin neutralitetin më pragmatik se sa besohej më parë. Edhe pse 80% e popullsisë dëshiron të ruajë neutralitetin, një shumicë është e gatshme të furnizojë Ukrainën me armë për vetëmbrojtje.
Sipas një studimi të përfaqësueshëm nga instituti Sotomo, 56% e të pyeturve janë pro ose kryesisht pro dërgimit të municioneve zvicerane për mbrojtjen me dronë në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, 85% besojnë se Zvicra nuk duhet të marrë pjesë në konflikte ushtarake.
Neutraliteti pragmatik
Zvicranët tregohen fleksibël dhe pragmatikë kur bëhet fjalë për neutralitetin. Rreth 80% mbështesin dërgimin e jelekëve mbrojtës për Ukrainën, gjë që aktualisht Zvicra nuk e bën, për të ruajtur barazinë mes agresorit (Rusia) dhe viktimës së luftës (Ukraina), transmeton albinfo.ch.
Një shumicë gjithashtu mbështet sanksionet ekonomike ndaj shteteve që shkelin ligjin ndërkombëtar (75%).
Michael Hermann nga Sotomo thekson se për popullsinë, neutraliteti nuk është një ideologji e fortë, por një mjet pragmatik. “Neutraliteti shihet si diçka praktike që do të mbetet e vlefshme për sa kohë që është e dobishme,” shpjegon ai.
Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe NATO
Sondazhi zbulon gjithashtu se zviceranët mbështesin afrimin e politikës së sigurisë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. 83% duan të bashkëpunojnë me shtete miqësore për mbrojtjen e tyre, ndërsa 74% nuk besojnë se neutraliteti i armatosur ofron mbrojtje efektive.
58% e të pyeturve nuk përjashtojnë mundësinë e anëtarësimit në NATO nëse situata e sigurisë përkeqësohet. Hermann shpjegon se shumica e popullsisë e sheh neutralitetin si një koncept të suksesshëm për Zvicrën, por me një qasje shumë pragmatike: neutraliteti mund të interpretohet në mënyrë që të lejojë pjesëmarrjen në aleanca mbrojtëse sipas nevojës.
Metodologjia e sondazhit
Sondazhi u realizua nga instituti Sotomo për llogari të shoqatës së re “NeutRealität” dhe përfshiu 2088 pjesëmarrës të pyetur online nga 7 deri më 20 nëntor 2025. Gabimi i mundshëm statistik është +/-2.2%.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











