Kosova
Presidentja Osmani nderon figurën e Skënderbeut
Mesazhi i Presidentës Osmani: Skënderbeu, simbol i përjetshëm i qëndresës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë, strateg të betejave dhe ndërtues të aleancave që mbrojtën jo vetëm tokën shqiptare, por edhe vlerat evropiane, përcjell albinfo.ch.
Përmes një mesazhi përkujtimor, Osmani ka theksuar se Skënderbeu ishte figura kyçe e qëndresës shqiptare dhe një mbrojtës i dinjitetit, besimit dhe lirisë së kontinentit evropian në një nga periudhat më të vështira historike.
“Gjergj Kastrioti–Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strateg i betejave dhe ndërtues i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por edhe dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm”, ka shkruar presidentja.
Ajo ka theksuar se trashëgimia e Skënderbeut vazhdon të frymëzojë brezat, duke e bërë atë një figurë qendrore të identitetit kombëtar shqiptar dhe një simbol të përhershëm të rezistencës dhe unitetit.
Në fund të mesazhit, Osmani ka nderuar heroin kombëtar me fjalët: “Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti–Skënderbeu!”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













