Kosova
Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim?
Kufiri doganor për paratë në Kosovë
Qytetarët që hyjnë në Kosovë lejohen të bartin deri në 10 mijë euro pa obligim deklarimi, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu. Sipas tij, kjo vlen si për transportin ajror, ashtu edhe për atë tokësor, ndërsa çdo shumë që tejkalon këtë vlerë duhet të deklarohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përcjell albinfo.ch.
Llugaliu theksoi se Dogana e Kosovës ka realizuar reforma të rëndësishme në vitin e kaluar, duke sjellë një dinamikë të re pune dhe rezultate konkrete në menaxhimin doganor.
Ai shpjegoi se Dogana përdor mekanizma të avancuar për zbulimin e tentimeve për futje të mjeteve monetare apo gjësendeve me vlerë të lartë pa deklarim, duke përmendur si shembull rastin e zbulimit të një ore luksoze të këngëtarit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas Llugaliut, rritja e porosive online ka paraqitur sfida shtesë, ndaj Dogana ka zgjeruar kontrollet përmes analizës së riskut, pajisjeve skanuese dhe verifikimeve inteligjente për dërgesat postare dhe ato përmes shërbimeve korriere.
Po ashtu, ai bëri të ditur se Dogana monitoron edhe rrjetet sociale, të cilat shpesh shërbejnë si burim informacioni për parandalimin e veprimtarive ilegale dhe shmangien e obligimeve doganore.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












