Lajme
Grup ekstremist i majtë i dyshuar pas ndërprerjes së energjisë në Berlin
Policia e Berlinit njoftoi të dielën se dyshon se një grup ekstremist i majtë qëndron pas një sulmi me zjarr të shtunën, që la pa energji dhjetëra mijëra shtëpi në qytet. Rreth 45,500 shtëpi mbetën pa rrymë pas një zjarri që u kontrollua shpejt dhe përfshiu disa linja tensioni të lartë mbi një urë pranë një centrale elektrike në jugperëndim të Berlinit.
Një zëdhënës i policisë tha të dielën se një deklaratë për marrjen e përgjegjësisë nga grupi ekstremist i majtë “Vulkangruppe” (“Grupi Vullkan”) e publikuar online ishte “besueshme”.
Në këtë deklaratë, Grupi Vullkan thotë se centrala në lagjen Lichterfelde u “sabotoi me sukses”, duke sqaruar se “ekonomia e bazuar në karburant fosil ishte objektivi i kësaj veprimi, jo ndërprerjet e energjisë”.
Grupi Vullkan ka marrë përgjegjësinë edhe për një akt sabotimi në një fabrikë Tesla pranë Berlinit në mars 2024, ku linjat elektrike që furnizonin fabrikën u vunë në zjarr, transmeton albinfo.ch.
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, dënoi veprimin, duke theksuar: “Ekstremistët e majtë të dyshuar vunë në rrezik jetën e njerëzve, veçanërisht të pacientëve në spitale, si dhe të moshuarve, fëmijëve dhe familjeve.”
Shkollat mbeten të mbyllura
Sipas autoriteteve të qytetit, shumica e spitaleve dhe klinikave të prekur nga ndërprerja e energjisë janë rikthyer në funksion të dielën, por pritet që shkollat e prekura të mbeten të mbyllura për momentin.
Ministrja rajonale e Ekonomisë së Berlinit, Franziska Giffey, tha se energjia ishte rikthyer për rreth 10,000 shtëpi. Megjithatë, sipas operatorit të rrjetit elektrik të qytetit, Stromnetz Berlin, do të jetë e nevojshme të pritet deri të enjten për të rikthyer energjinë për të gjithë konsumatorët, pasi temperaturat e ulëta po ngadalësojnë riparimin e kabllove.
Autoritetet dyshojnë për zjarrvënie edhe në shtator, kur një zjarri dëmtoi linjat elektrike në Berlin dhe shkaktoi një ndërprerje të madhe të energjisë. Një grup antimilitarist mori përgjegjësinë për atë zjarr online.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri









