Integrimi
Nxënës nga diaspora boshnjake e Kosovës, priten në M e D
Ministri Murati theksoi se nё tё ardhmen do tё shikohen mundësitё qё tё ndihmohet edhe mësimi plotësues i gjuhës boshnjake nё diasporё. Ai, gjithashtu, u bёri thirrje qё edhe komuniteti boshnjak t’i përgjigjet procesit tё regjistrimit

Nё kuadër tё ekskursionit mësimor, organizuar nga Ministria e Diasporёs, nxёnёsit e komunitetit boshnjak nga Kosova me banim në Gjermani, Zvicër, Francë, Bosnjë e Mali të Zi, tё shoqëruar nga prindërit dhe mësuesit e tyre, e vizituan Ministrinё e Diasporёs.
Siç thuhet në një komunikatë per shtyp të ministrisë, ata i priti ministri Murati me bashkёpunёtorё. Ministri Murati, veç tjerash tha se “kjo vizitё ёshtё njё hap i vogël i njё bashkëpunimi tё rëndësishëm qё do ta kemi me komunitetin boshnjak. Do tё bёjmё pёrpjekje qё tё jemi urё lidhëse mes jush dhe vendit prej nga vini. Gjithashtu, do tё bёjmё përpjekje qё, ashtu si deri tash, nё aktivitetet qё i organizojmë t’i pёrfshijmё edhe përfaqësuesit e komuniteti boshnjak tё Kosovёs”.
Ministri Murati theksoi se nё tё ardhmen do tё shikohen mundësitё qё tё ndihmohet edhe mësimi plotësues i gjuhës boshnjake nё diasporё. Ai, gjithashtu, u bёri thirrje qё edhe komuniteti boshnjak t’i përgjigjet procesit tё regjistrimit. ”Pёrmes regjistrimit, do tё kemi tё dhёna tё sakta pёr numrin e pjesёtarёve tё diasporës, profesionet e tyre, bizneset. E gjithё kjo bёhet qё tё krijojmë politika mё tё mira nё dobi tё diasporës”, theksoi ndёr tё tjera ministri Murati.
Nё anёn tjetër, nxёnёsit, prindёrit dhe mësuesit boshnjakё e falënderuan ministrin pёr pritjen. Gjithashtu, ata e falënderuan Ministrinё e Diasporёs pёr mundësinё qё ua dha fёmijёve tё komunitetit boshnjak tё diasporës qё tё vizitojnё vende tё ndryshme tё Kosovёs.
Nё kёtё takim u bisedua edhe pёr çёshtje e probleme tё ndryshme, me tё cilat ballafaqohet ky komunitet në diaspor, thuhet në fund të komunikatës së Ministrisë së Diasporës..
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak