Lajme
Presidentja e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për dhjetëra jetët e humbura pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve teksa ka shprehur solidaritet me popullin dhe institucionet zvicerane.
“Qëndrojmë me aleatin tonë, Zvicrën pas tragjedisë në një qendër skijimi gjatë një takimi të Vitit të Ri që mori shumë jetë dhe plagosi të tjerë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin dhe institucionet e Zvicrës. U urojmë të plagosurve shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










