Kosova
Osmani shpreh mirënjohje për SHBA-në për garantimin e sovranitetit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka shprehur Zëvendës Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), dhe për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Gjatë vizitës në Uashington presidentja Osmani ka shprehur falënderim edhe për vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të bazohet në njohje reciproke, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka diskutuar gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar rëndësinë e avancimit të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, si një platformë thelbësore për forcimin e partneritetit dypalësh dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, transmeton Albinfo.ch.
Presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Administratën e Presidentit Trump.
Sipas saj, ky përkushtim është reflektuar përmes heqjes së tarifave për produktet amerikane, marrëveshjes për shtetasit e vendeve të treta, linjëzimit me politikën e jashtme amerikane, harmonizimit të plotë të listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit Trump, si dhe përmes veprimeve të tjera konkrete që dëshmojnë mbështetjen e Kosovës për këtë administratë.
Në këtë takim, presidentja Osmani ka ngritur edhe çështjen e shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës Trump për adresimin e kësaj çështjeje.
Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Osmani ka shprehur mirënjohje për politikën e qartë të Administratës Trump, sipas së cilës dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke, si dhe për përjashtimin e ideve të rrezikshme për ndryshime kufijsh apo ndarje territoriale. Kjo qasje, ka theksuar ajo, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Takimi me Zëvendës Sekretarin Landau, që është takimi i dytë bilateral mes tyre gjatë këtij viti, përfundoi me ritheksimin e Presidentes Osmani se Kosova do të vazhdojë të ecë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit të saj të përhershëm./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











