Lajme
Volkswagen mbyll për herë të parë një fabrikë në Gjermani pas 88 vitesh aktivitet
Gjiganti gjerman i industrisë së automobilëve, “Volkswagen”, ka vendosur të mbyllë një fabrikë prodhimi në Gjermani, një vendim historik që shënon herën e parë në 88 vite që kompania ndalon aktivitetin në një strukturë prodhuese brenda vendit.
Vendimi vjen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në vitin 2024 mes drejtuesve të kompanisë, këshillit të punës dhe sindikatave, e cila parashikon shkurtimin e rreth 35 mijë vendeve të punës dhe reduktimin e kapaciteteve prodhuese në Gjermani. Këto masa janë ndërmarrë në përgjigje të konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë, rënies së kërkesës në tregun evropian dhe ritmit më të ngadaltë nga sa pritej të përhapjes së automjeteve elektrike.
Si pjesë e këtij plani, prodhimi i automjeteve në fabrikën e Dresdenit, kryeqytet i landit lindor të Saksonisë, do të ndërpritet plotësisht deri në fund të vitit. Ndërprerja e prodhimit shënon një moment simbolik për kompaninë, e cila për dekada ka qenë një nga shtyllat kryesore të industrisë gjermane.
Mbyllja e fabrikës lidhet gjithashtu me vështirësi financiare të shkaktuara nga shitjet e dobëta në tregun kinez, kërkesa e ulët në Evropë dhe presioni mbi tregun amerikan për shkak të tarifave. Për më tepër, “Volkswagen” përballet me nevojën për të financuar investime që arrijnë rreth 160 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme.
Që nga nisja e prodhimit në vitin 2002, fabrika e Dresdenit ka prodhuar më pak se 200 mijë automjete. Ajo ishte konceptuar si një qendër model për të demonstruar kapacitetet teknologjike dhe prodhuese të kompanisë. Modele si “Phaeton” dhe më vonë “ID.3” u montuan në këtë njësi, por pa arritur të japin kontribut të ndjeshëm në suksesin tregtar të grupit.
Vendimi për mbylljen e fabrikës shihet si një hap i vështirë, por i domosdoshëm për mbijetesën e “Volkswagen”-it në një mjedis global gjithnjë e më konkurrues, të ndikuar nga prodhimi kinez, tarifat amerikane, kostot e larta të energjisë, burokracia e rënduar dhe struktura e brendshme komplekse e kompanisë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









