Kosova
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda afatit të caktuar nga KQZ-ja. Vonesa ka ndodhur pasi procesi i shtypjes së fletëvotimeve, i realizuar në Slloveni, është përmbyllur vetëm më 12 dhjetor, shkruan albinfo.ch
Si pasojë, ende nuk ka nisur votimi përmes postës, i planifikuar për të premten. Nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se pakot me fletëvotime pritet t’u dërgohen votuesve të regjistruar në fillim të javës së ardhshme.
Shoqëria civile paralajmëron se këto vonesa mund t’ua pamundësojnë një pjese të qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës ushtrimin e së drejtës së votës, pasi koha për plotësim dhe kthim të fletëvotimit do të jetë e kufizuar. Në total, mbi 55 mijë votues janë të regjistruar për votim me postë.
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













