Kosova
“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes
Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me prodhimin e parë të planifikuar për fundin e vitit 2026.
Ekspertët amerikanë e shohin këtë si një hap të duhur për forcimin e sigurisë. Por, paralelisht, ngrihen edhe pyetje mbi kapacitetet reale të Kosovës, sfidat teknike dhe implikimet rajonale që mund t’i sjellë kjo nismë.
Koloneli në pension i Ushtrisë amerikane, Ray Wojck ka thënë se një nga gjërat pozitive për Kosovën falë pranisë shumëvjeçare të misionit të NATO-s, KFOR është marrëdhënia e ngushtë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me aleatët.
“Kosova e ka diskutuar këtë nismë veçanërisht me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy nga aleatët e saj më të afërt të cilët janë shumë mbështetës për të”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, Argyro Kartsonaki nga Instituti për kërkime të paqes dhe politikat e sigurisë pajtohet se është logjike që një shtet i vogël të përpiqet të forcoj sigurinë e vet, por paralajmëron se këto veprime mund të përceptohen si kërcënim nga fqinjët.
“Kjo nuk do t’i ndryshoj dinamikat e sigurisë në Ballkan. Ajo që mund të bëj është që t’i ushqejë narrativat, t’i jap dhe një element propagandës dhe diskurseve populiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ajo./REL
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










