Kosova
Të rinjtë nga Kosova shkëlqejnë në Festivalin e Teknologjisë së Turizmit në Austri
Të rinjtë nga Kosova shkëlqejnë në Tourism Technology Festival në Salzburg.
Pjesëmarrja e të rinjve nga Kosova në Tourism Technology Festival që u mbajt në Salzburg, Austri, ishte një dëshmi e qartë e talentit, kreativitetit dhe ambicies së gjeneratës së re inovative, përcjell albinfo.at.
Ky festival prestigjioz, i organizuar në formën e një hackathoni 24-orësh, mblodhi të rinj nga vende të ndryshme të botës për të zhvilluar ide dhe zgjidhje digjitale që synojnë transformimin e sektorit të turizmit.
Ekipi nga Kosova u dallua për qasjen profesionale dhe mendimin inovativ, duke demonstruar aftësi të larta teknologjike dhe shpirt bashkëpunues, raporton AlbanianEducation.net.
Përmes punës ekipore, ideve të guximshme dhe zgjidhjeve kreative, ata dëshmuan se Kosova zotëron një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke e përfaqësuar vendin me dinjitet në një skenë ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit që përfaqësuan Kosovën në këtë ngjarje ishin: Elda Gacaferi, Erza Gacaferi, Elton Gacaferi, Tarik Ajvazi dhe Malsor Arifi.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













