Kosova
Fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës: Arsi Bako
Çmimin kryesor të festivalit, “Diamanti i kaltër”, këngëtares Arsi Bako ia dorëzoi ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku
Kënga “Rreze zjarr” interpretuar nga Arsi Bako, me tekst dhe muzikë nga Gjergj Kaçinari dhe dirigjim orkestre nga Alfred Kaçinari ka fituar çmimin e parë të edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK.
Çmimin kryesor të festivalit, “Diamanti i kaltër”, këngëtares Arsi Bako ia dorëzoi ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, shkruan rtklive.com.
Pas shpalljes fituese, ajo u shpreh shkurt: “Nuk e kam pritur fitoren, nuk e di ndihem shumë e lumtur dhe nuk di çfarë të them tani. Thjesht shumë faleminderit”.
Këtë vit fituesja e festivalit mori edhe një dhuratë speciale nga RTK, të cilin e ndau drejtoresha e marketingut në RTK, Ariana Pallata, një medaljon me 62 gurë diamant natyral nga “Flori Diamond”, transmeton albinfo.ch.
Arsi Bako u vlerësua edhe me Çmimin e Kryeqytetit, të cilin e dorëzoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e bërë këtë triumf edhe më të veçantë për artisten.
Çmimi i dytë i festivalit shkoi për Florent Abrashin me këngën “Unë dhe Ti”, ndërsa Arjeta Palushaj me këngën “Andrra” u shpërblye me çmimin e tretë.
Performancat e spikatura nuk lanë pa vlerësim edhe artistët e tjerë: Art Lokaj me këngën “Ty” fitoi Çmimin e Orkestrës, ndërsa Teutë Halili me këngën “Amin” u shpërblye me “Penën e Argjendtë”.
Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK u karakterizua nga një garë e fortë, performanca të shkëlqyeshme dhe një atmosferë madhështore, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e këtij eventi për skenën muzikore në vendin tonë dhe promovimin e talenteve të rinj por edhe këngëtarëve tashmë të afirmuar.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












