Maqedonia
Maqedoni: Fillon itinerari dimëror i fluturimeve
Itinerari dimëror i fluturimeve për vitin 2025/26 në Maqedoni hyn në fuqi këtë fundjavë.
Nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup do të letë lidhje drejt 49 destinacioneve të rregullta që do t’i shërbejnë 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione në të cilat qarkullon një kompani ajrore. Nga Aeroproti Shën Apostoli Pal në Ohër, ndërkaq janë paraparë pesë destinacione, në të cilat do të qarkullojnë tre kompani ajrore, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve të Maqedonisë së vendit.
Dy aeroportet e vendit do të lidhen me 10 destinacione të reja në sezonin dimëror, që do të zgjasë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Nëntë prej tyre do të drejtohen nga kompania ajrore WizzAir, me subvencione nga Qeveria. Ato janë fluturimet nga Shkupi drejt Barit dhe Stokholmit, që do të fillojnë më 27 të këtij muaji, ndërsa në datën e njejtë do të fillojë edhe linja ajrore nga Ohri drejt Bazelit. Më 28 tetor, kryqyteti për herë të parë do të lidhet me Madridin, që është një ndër destinacionet më të dëshiruara nga ana e udhëtarëve tanë. Ditën e njejtë në itinerarin për fluturim kthehet edhe linja drejt Larnakës. Nga 15 dhjetori, Shkupi do të lidhet për herë të parë me Pragën, ndërkaq kthehet edhe linja drejt Këlnit, transmeton albinfo.ch.
Nga TAV Maqedoni thonë se ekipi i tyre për zhvillim të rrjetit të rutave negocion me kompani ajrore për vendosje të lidhjeve të drejtpërdrejta ajrore me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Afërt. “Nga tregjet ekzistuese në periudhën e ardhshme, do të fokusohemi në lidhje më të madhe me Spanjën dhe Mbretërinë ee bashkuar, informoi javën e kaluar në në intervistë për MIA-n drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Nexhat Kurt.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












