Maqedonia
Ish-ambasadori Hysa: Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje më e lartë se ajo e maqedonasve
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ka komentuar zhvillimet e sotme zgjedhore në këtë vend, duke theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë është dukshëm më e madhe se ajo e maqedonasve.
Në një deklaratë për Klan Kosova, Hysa tha se gara më e ashpër po zhvillohet në komunën e Çairit, të cilën ai e përshkroi jo si përballje të dy partive, por si “betejë mes dy ideve”.
“Njëra palë synon të mbrojë atë që njihet si Marrëveshja e Ohrit dhe të gjitha të drejtat kushtetuese të fituara nga shqiptarët pas vitit 2001. Ndërkaq, pala tjetër është rreshtuar në një koalicion me një parti të udhëhequr nga një lider si Hristijan Mickoski, që ka ndërtuar retorikën e saj mbi një platformë anti-shqiptare dhe anti-evropiane”, u shpreh Hysa.
Ai e cilësoi garën në Çair si përballje të dy koncepteve politike: mbrojtjes së të drejtave të fituara të shqiptarëve dhe atyre që janë bërë pjesë e një qeverie me Mickoskin.
Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, Hysa tha se shqiptarët kanë dalë në numër më të madh krahasuar me ciklet zgjedhore të kaluara.
“Nga ajo që është parë deri më tani, procesi ka qenë i rregullt dhe pa incidente serioze. Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja më e lartë në zonat shqiptare rreth 10 për qind më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa te pala maqedonase, pjesëmarrja duket dukshëm më e ulët”, theksoi ai.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë cilësuar si një ndër proceset më të rëndësishme për raportet ndëretnike dhe të ardhmen politike të vendit.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












