Lajme
Shqiptari 23-vjeçar humb jetën në një aksident tragjik teksa po e ndiqte policia në Itali
23-vjeçari shqiptar nuk i mbijeton aksidentit pas ndjekjes nga policia
Raportohet se një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Treviso të Italisë, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Kevin Anghele. I riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera, kur në përpjekje për t’iu shmangur një kontrolli të policisë, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me një pemë anës rrugës.
Përplasja ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
Gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi aksidenti, policia italiane gjeti pranë automjetit disa doza kanabisi, të cilat dyshohet se i riu i kishte me vete në momentin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse droga ishte arsyeja e përpjekjes për t’u larguar nga patrulla.
Sipas Corriere della Sera, Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë me familjen në Motta di Livenza, por së fundmi ishte zhvendosur në rajonin e Friuli Venezia Giulia, në zonën e Pordenones.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të kuptuar arsyet që çuan në ndjekjen policore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s Morina kandidon për Këshillin Bashkiak të Malmö-s (kommunfullmäktige) me bindjen se politika duhet të jetë pranë... -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












