Shqipëria

Britania e Madhe publikon udhëzues turistik për Shqipërinë

Në Britaninë e Madhe sapo është botuar udhëzues për Shqipërinë nga shtëpia botuese prestigjioze “DK Travel”.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ndau një video të shkurtër në rrjetet sociale.

“Tristan Rutherford, reporteri dhe gazetari i udhëtimeve i dashuruar me natyrën dhe mikpritjen shqiptare, pas promovimit që i ka bërë vendit tonë në media si The Sunday Times, The Guardian dhe BBC, tashmë ka publikuar ‘ALBANIA’, një guidë destinacionesh, shijesh, arkitekture e trashëgimie shpirtërore, si një ftesë dinjitoze për të zbuluar Shqipërinë me gjithë përvojat e saj,” shkruan Kumbaro.

Kumbaro nënvizon se kjo guidë është më shumë se një libër udhëtimesh, është një ftesë për të përjetuar Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj, nga plazhet te trashëgimia kulturore, nga kuzhina autentike te mikpritja shqiptare që mbetet e paharrueshme për çdo vizitor, përcjell albinfo.ch.

Kumbaro thekson se kjo guidë është një përmbledhje elegante e vendeve për t’u vizituar, historive për t’u ndjerë dhe përvojave për t’u jetuar, teksa uron gazetarin Tristan Rutherford dhe e falënderon që të vazhdojë të ecë me pasion në rrugën e promovimit të Shqipërisë.