Maqedonia
Dijar Ademi fiton medaljen e argjendtë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës
Ky sukses ndërkombëtar vjen pasi më 29 maj, Dijari u shpall edhe Kampion Shtetëror i Maqedonisë së Veriut në Matematikë për arsimin fillor, klasa e 9-të
Një tjetër moment krenarie për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe për gjithë dashamirët e dijes: Dijar Ademi ka fituar medaljen e argjendtë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës për të Rinj (JBMO 2025), e cila u mbajt këtë qershor me pjesëmarrjen e 135 nxënësve të dalluar nga 23 vende të rajonit dhe më gjerë. Ky sukses ndërkombëtar vjen vetëm pak javë pasi, më 29 maj 2025, Dijari u shpall edhe Kampion Shtetëror i Maqedonisë së Veriut në Matematikë për arsimin fillor, klasa e 9-të. Ky titull, i fituar në një konkurrencë të fortë brenda vendit, përforcon edhe më shumë profilin e tij si një talent i rrallë dhe premtues në fushën e shkencës
Dijar Ademi përfaqëson jo vetëm gjeneratën e re të mendjeve të ndritura në Ballkan, por edhe potencialin e një brezi që po sfidon kufijtë me dijen, përkushtimin dhe pasionin e vet.
“Ndihem thellësisht krenare, si nënë dhe si qytetare e një kombi të vogël me talent të madh”, ka deklaruar nëna e tij Vlora Ademi.
Ky është mesazhi që mbyll këtë histori suksesi, që ka frymëzuar shumë të rinj dhe prindër njëkohësisht.
Dijari shkëlqeu në këtë garë të nivelit të lartë duke u renditur ndër më të mirët dhe humbi medaljen e artë vetëm për një pikë të vetme, një tregues i kapaciteteve të tij të jashtëzakonshme logjike dhe matematikore. Ky rezultat e pozicionon atë si një pretendent serioz për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO) vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














