Kosova
“Alarm” në Shqipëri: Turistët nga Kosova po largohen
Kreu i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri jep alarmin: Turistët nga Kosova po largohen
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, ka ngritur alarmin mbi një fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për sektorin turistik në Shqipëri: largimi i turistëve nga Kosova drejt vendeve të tjera të rajonit, veçanërisht Greqisë, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për mediat, Topuzi tha se Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të krijuar një korridor të lehtësuar drejt destinacioneve greke, çka e bën më tërheqëse për pushuesit kosovarë që kërkojnë alternativa të reja dhe më të organizuara për pushimet verore.
“Rajoni është bërë më gati sesa ne. Kosova është lidhur me Maqedoninë për të kaluar më kollaj në Greqi. Kjo tregon se ka një mungesë përgatitjeje nga ana jonë për të mbajtur dhe rritur interesin e turistëve kosovarë në Shqipëri”, tha Topuzi, duke theksuar se Shqipëria po humbet një nga tregjet më të qëndrueshme dhe besnike të turizmit.
Ai theksoi se nuk është fjala vetëm për periudhën verore, por për potencialin që ka Shqipëria për të ofruar një eksperiencë turistike gjithëvjetore për të rinjtë nga Kosova.
“Ne nuk jemi gati për të rinjtë kosovarë, të cilët duhet të kenë mundësi të vijnë në Shqipëri dhe të kalojnë pothuajse të gjithë vitin këtu. Duhet të bëhemi një vend ku ata ndihen të mirëpritur, të angazhuar, ku të kenë çfarë të bëjnë”, theksoi Topuzi.
Sipas tij, nevojitet një investim më i madh në krijimin e aktiviteteve dhe produkteve të reja turistike që do të tërhiqnin vizitorët nga Kosova, jo vetëm për plazhin, por edhe për turizëm kulturor, natyror, sportiv dhe gastronomik.
E-Diaspora
-
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani Vlerësimi nga BBC Radio Northampton njeh kontributin e saj dhe të Albanian Cultural Association në mbështetje... -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona










