Lajme
FBI: Shpërthimi në klinikën e fertilitetit në Palm Springs ishte akt terrorist
Autoritetet amerikane kanë identifikuar një 25-vjeçar si të dyshuarin dhe viktimën e vetme të një shpërthimi me bombë në një klinikë fertiliteti në Palm Springs, ngjarje që FBI e ka cilësuar si akt të qëllimshëm terrorizmi.
Shpërthimi ndodhi të shtunën dhe la të plagosur katër persona të tjerë. Në një konferencë për media të dielën, përfaqësues të FBI-së konfirmuan se viktima ishte gjithashtu autori i dyshuar, një banor i qytetit Twentynine Palms, rreth 57 kilometra nga vendngjarja, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas ndihmësdrejtorit të FBI-së në Los Angeles, Akil Davis, sulmi ishte i synuar kundër objektit që ofron trajtime të fekondimit in vitro (IVF). Ai theksoi se i dyshuari kishte pikëpamje nihiliste dhe kishte përgatitur një manifest të cilin e postoi në internet, si dhe tentoi të regjistronte shpërthimin, por videoja nuk u ngarkua.
“Ky ishte një akt i qëllimshëm terrorizmi”, deklaroi Davis. “Djemtë e mirë një, të këqijtë zero.”
Policia kontrolloi banesën e të dyshuarit dhe ndërmori masa evakuimi për banorët përreth për arsye sigurie. Megjithatë, autoritetet theksuan se nuk besojnë në një kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin lokal.
Shefi i policisë së Palm Springs-it, Andy Mills, u shpreh se qyteti do të dalë më i fortë pas këtij sulmi. “Vendosmëria jonë për të vazhduar jetën siç e njohim këtu në Palm Springs mbetet e pandërprerë”, tha ai.
Drejtori i klinikës, Dr. Maher Abdallah, konfirmoi se shpërthimi kishte dëmtuar zyrën e konsultimeve, por laboratori i IVF dhe të gjitha embrionet e ruajtura shpëtuan të padëmtuara. Në një prononcim për Associated Press, ai tha: “Falë Zotit që sot nuk kishim pacientë në klinikë”, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












