Tematike
EKM/CFM: Për një qasje më humane ndaj refugjatëve
EKM ka kërkuar shkurtim afati për fitimin e lejes së përhershme të qëndrimit (Viza C) ga 10 në 5 vjet
Anijet që nuk përmbushin kushtet teknike për të lundruar, të stërmbushura me refugjatë nga Afrika, mijëra refugjatë të mbytur në Detin Mesdhe, politika evropiane e “çelësit” për ndarjen e refugjatëve sipas vendeve, janë pjesë e lajmeve që na servohen përditë. Në këtë sfond, edhe Komisioni Federal për çështje të Migracionit (EKM/KFM) po merret sidomos muajve të fundit më intensivisht me temën e mbrojtjes së refugjatëve. Këtë preokupim e kanë konfirmuar krerët e këtij komisioni edhe në konferencën vjetore për medie, të mbajtur të martën në Bernë.
Me këtë rast është paraqitur edhe komunikata ku EKM jep qëndrimet e veta lidhur me gjendjen në fushë të azilit. Në fokus është kërkimi i reformimit të politikës së refugjatëve në nivel botëror, që EKM e ka kërkuar në një raport që e ka përpiluar në dhjetorin e vitit të kaluar. Po ashtu kundërshtimi i kufizimit të numrit të të huajve me kontingjente, siç e kërkon Qeveria Federale nën presionin e politikës restriktive të azilit të SVP-së është pjesë e qëndrimit të publikuar dje nga EKM. Bëhet fjalë për kritikat që EKM i drejton kundër ligjit te rishikuar për azilin, gjegjësisht aplikimit të nenit 121 a të Kushtetutës së Zvicrës.
Përzierje e palejueshme
Ky ligj (që ende është në nivel projektligji) parasheh nivel më të ulët të drejtash për refugjatët dhe për ata me status të përkohshëm (F). Këto kategori, sipas ligjit në fjalë duhet t`i nënshtrohen rregullit për kontingjentimin e numrit të të huajve në Zvicër. Me këtë, personave në fjalë u vihet në pyetje sjellja e familjarëve në Zvicër, gjegjësisht bashkimi familjar. Kjo për EKM-në është një përzierje e palejueshme në mes të politikës së pranimit të refugjatëve dhe të drejtës së patjetërsueshme për mbrojtje që ka një refugjat.
Në vend se 10 si është tash, ai duhet të shkurtohet në 5 vjet për shkak se me ligjin e ri dhjetë vjet kërkohen për marrjen e shtetësisë kështu që të evitohet ngatërrimi.
Duke paraqitur përmes një grafikoni trendin e kërkimit të azilit në Zvicër në korrelacion me atë në Evropë gjatë periudhës 2001-2014, nënkryetari i EKM-së, Ettiene Piguet ka kundërshtuar politikën e panikut që SVP/UDC e praktikon lidhur me këtë çështje.
Ndërsa Leimgruber më tutje ka kritikuar Christoph Blocher-in, ish ministër i drejtësisë nga SVP-ja duke përkujtuar se rënia e numrit të azilkërkuesve gjatë mandatit të politikanit të përmendur nuk ka qenë meritë e tij. Në të njëjtën periudhë (2004-2007), ka shtuar ai, ka pasur rënie edhe në shtetet e BE-së, gjë që me siguri nuk mund t`i atribuohet Blocher-it si meritë.
“Terra Cognita”
Në konferencë është bërë edhe prezantimi i numrit më të ri, 26, të revistës “Terra Cognita” që EKM e publikon dy herë në vit. Revista del në tri gjuhët: gjermane, frënge dhe italiane dhe zakonisht përmban materiale të ndryshme që lidhen me të huajt, integrimin, paragjykimet etj.
Por në këtë numër që botuesit e konsiderojnë special, në plan të parë janë jo temat e migracionit por “Emocionet dhe sensibilitetet”, siç qëndron edhe në moto të revistës. Pra me këtë rast kemi një fokusim te frika, pezmi dhe zemërimi, te pasiguria dhe pakënaqësitë tjera që karakterizojnë vendësit në raport me të huajt. Por edhe lëndimi, përvojat e dhembshme të diskriminimit që kanë përjetuar të huajt janë pjesë e revistës. Shumoca e autorëve të shkrimeve janë krijues dh e punëtorë kulturorë.
Shkrimtarja me prejardhje kroate, anëtare e EKM-së, Dragica Rajçiç ka lexuar me këtë rast një shkrim nga revista, ku ajo bën “top listën” prej dhjetë paragjykimeve. Duke bërë shkoqitjen e zanafillës së tyre, ajo sjell përfundimin se sa të kota dhe jo racionale janë paragjykimet dhe sa na e vështirësojnë jetën ato.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente













