Lajme
Shqiptari tregon motivin e vrasjes: Rivali e kishte fyer duke i prerë veshin
Viktima e mëvonshme ia kishte prerë të pandehurit të tashëm një pjesë të veshit. Kështu, ai, i fyer në sedër, kishte vendosur ta vriste
Pas të shtënave fatale që kishte shkrepur në shkurt të vitit 2024, një 41-vjeçar është duke u gjykuar që nga e enjtja, për vrasje në Gjykatën e landit të Darmstadtit. Shqiptari Kelmend M. akuzohet se ka qëlluar me armë një burrë 45-vjeçar në Waldstrasse në Rüsselsheim në prill 2024, i cili vdiq në spital një javë më vonë.
Prokurorja publike Elena Beyer e sheh rivalitetin midis dy personave në trafikun e drogës si arsyen e mosmarrëveshjes midis tyre, siç thotë ajo në aktakuzë, transmeton albinfo.ch. Aktakuza thotë se ata kishin shitur kokainë në Rüsselsheim dhe kishin luftuar për territor.
Lëndim me kuptim simbolik
Në shkurt të vitit 2024, viktima e mëvonshme ia kishte prerë të pandehurit të tashëm një pjesë të veshit. Sipas tekstit të akuzës, ky lëndim ka një kuptim të fortë simbolik në kulturën e vendit prej nga vjen Kelmend M, shkruan faz.de. Ky lëndim e vendoste atë në të njëjtin nivel me një qen, sepse në Shqipëri një qeni të padëgjueshëm i pritet një pjesë e veshit.
Kështu, 41 vjeçari ishte fyer në sedër. Të njohurit e të dyve talleshin me të dhe me veshin e tij të dëmtuar. Për të kthyer nderin e tij në vend i pandehuri vendosi ta vriste personin në fjalë dhe për këtë i kishte zënë pritë përpara një kafeneje. Më pas, ai kishte qëlluar disa herë drejt tij, në rrugën përpara restorantit. Viktima ishte qëlluar me armë zjarri, në bërryl dhe në gjoks.
I pandehuri, pranon pasi lexohen akuzat se ai ka qëlluar burrin tjetër. Megjithatë, ai pretendon se jo çdo gjë në aktakuzë është e saktë.
Kërcënim ndaj familjes në Shqipëri
Kelmend M. e përsërit disa herë se viktima e mëvonshme e kishte fyer dhe kërcënuar në vazhdimësi. Kështu, ai kishte pësuar jo vetëm një dëmtim në vesh, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu ishte rrahur nga katër persona. Burri 45-vjeçar (tashmë i ndjerë), i cili në gjyq u përmend pothuajse ekskluzivisht me nofkën “Benni”, u tha se ishte truri i sulmit.
Në rast se ai do t`i drejtohej policisë, thotë Kelmend M., “Benni” e kërcënonte se do të hakmerrej ndaj familjes së tij në Shqipëri. I pandehuri flet vazhdimisht për frikën që kishte prej tij, edhe kur kryetari i trupit gjykues Volker Wagner pyet për diçka krejtësisht të ndryshme. Sidoqoftë, gjurma e dëmtimit në vesh është ende e dukshme tek ai; mungon veshi i djathtë.
Videoja e sigurisë tregon të shtënat
Kelmend M. pretendon se e kishte blerë armën e vrasjes, një revolver, në mënyrë të paligjshme për 2,000 euro për t’u mbrojtur nga Benni. Drejtpërdrejt para se t`i shkrepte të shtënat, ai qëndronte një metër larg tij. Kundërshtari kishte bërë një lëvizje që dukej sikur po kërkonte një armë. Pastaj ky e kishte kapur vetë revolen dhe e kishte tërhequr këmbëzën.
I pandehuri flet për “vetëmbrojtje” dhe thotë se nuk kishte ndërmend të vriste.
Një video incizim nga kamera e mbikëqyrjes së kafenesë ngre dyshime rreth rrëfimit, të paktën tek gjyqtari kryesues, siç sugjeron ai, transmeton albinfo.ch. Kelmend M. mund të shihet duke synuar burrin që po ikën me krahun e shtrirë dhe duke e ndjekur atë. I pandehuri ka një kapuç të vendosur mbi kokë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













