Kosova
Kosovë: Gruaja e parë që merr pensionin e të mbijetuarës së dhunës seksuale dhe atë të moshës
Një hap historik drejt drejtësisë: Për herë të parë në Kosovë, një e mbijetuar e dhunës seksuale merr dy pensione – pa e mohuar asnjërin prej identiteteve të saj
Prishtinë – Është një moment historik për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: për herë të parë, një grua e mbijetuar ka filluar të marrë dy pensionet që i takojnë me ligj – atë si viktimë e dhunës seksuale dhe atë të pleqërisë. Ky zhvillim shënon jo vetëm një fitore ligjore, por edhe një akt simbolik të fuqizimit dhe dinjitetit njerëzor.
Ky sukses vjen pas një beteje të gjatë ligjore të nisur nga Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në Kosovë (KRCT) që nga viti 2021, e cila tashmë po jep frytet e para.
“Për herë të parë, një e mbijetuar nuk duhet të zgjedhë mes dy identiteteve të saj. Ajo i mban të dyja me dinjitet. Ky është një precedent që hap rrugën për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit,” u shpreh Feride Rushiti, drejtoreshë e KRCT, për albinfo.ch.
Precedent ligjor me pasoja të gjera
Sipas KRCT, vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe më pas të Gjykatës së Apelit, kanë vërtetuar se ndalesa për marrjen e dy pensioneve – një nga ligji bazë për viktimat e luftës dhe tjetri nga ligji për pensionet – është e padrejtë. Deri tani, katër raste janë pranuar dhe një ka marrë konfirmim nga Apeli.
Sipas KRCT, vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe më pas të Gjykatës së Apelit, kanë vërtetuar se ndalesa për marrjen e dy pensioneve – një nga ligji bazë për viktimat e luftës dhe tjetri nga ligji për pensionet – është e padrejtë. Deri tani, 3 raste janë pranuar dhe një ka marrë konfirmim nga Apeli.
“Ligji i vitit 2014 parashihte se një person mund të përfitonte vetëm një pension – atë më të favorshmin. Por kjo e bënte që viktimat të mohonin një pjesë të identitetit të tyre për të përfituar materialisht,” shpjegon Fatmire Haliti, juriste në KRCT.
Më shumë se një luftë ligjore – një betejë emocionale dhe sociale
Për shumë të mbijetuar, kjo përballje me të kaluarën në moshën e pensionimit është tepër e dhimbshme. Shumë prej tyre nuk e kanë ndarë kurrë përvojën me familjet, për shkak të stigmatizimit dhe turpit.
“Kjo përballje është jashtëzakonisht emocionale dhe shpeshherë e dhimbshme,” thekson Rushiti. “Ka gra që edhe sot, në moshën 65-vjeçare, nuk dinë si të flasin me familjen për këtë pjesë të jetës së tyre.”
Prandaj, sipas saj, ishte jetike që ligji të mos i detyronte ato të zgjidhnin: “Pensioni për viktimat e dhunës seksuale nuk është pension pleqërie – është reparacion për plagët e luftës.”
Rruga përpara, nga rastet individuale drejt një praktike universale
KRCT ka bërë të ditur se janë në proces dhjetëra raste të tjera që presin shqyrtim gjyqësor dhe po avokohet fuqishëm për njohjen automatike të kësaj të drejte për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit.
“Sistemi ende ka shumë paqartësi, sidomos për skemat e pensioneve për veteranët dhe grupet e tjera. Por vendimi i parë është hapi i parë drejt drejtësisë së vërtetë. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo viktimë të gëzojë këtë të drejtë pa pengesa ligjore apo burokratike,” përfundon Feride Rushiti drejtoreshë e KRCT, për albinfo.ch.
Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, por për vetë shoqërinë – një hap drejt pranimit, respektit dhe shërimit të plagëve kolektive.
Për Albinfo.ch
Nga: Luljeta Ademi
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














