Feja
PNOS distancohet nga dëmtimi i varrezës myslimane
Në mesin e mbishkrimeve që mund të lexoheshin në gurët e varrezës myslimane në Lozanë ishte edhe ai i partisë nacionaliste Pnos. distancohet nga rasti
Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit ë kësaj partie, Dominic Lüthard. Në një prononcim për medie ai ka theksuar se: “është shumë shqetësuese që dikush ka abuzuar në emrin e partisë sonë”. Ai distancohet qartë nga veprimet e tilla.
Në mesin e personave varret e të cilëve janë sulmuar ka qenë edhe babai i një 23 vjeçari nga Kosova. Ai është shprehur i tronditur kur ka parë ngjarjen e shëmtuar. “Babai im ishte nga Kosova. Ai ka jetuar bi 30 vite në Zvicër dhe ka vdekur në vitin 2013 pas një sëmundje të gjatë të kancerit. Vetëm sepse ai ishte mysliman, këta njerëz shkelin mbi varrin e tij. E tërë familja jonë sot është në vaj, kjo po na duket sikur të kishte vdekur ai për herë të dytë”, thotë djali për gazetën “20 min.ch” njofton “albinfo.ch”.
Ndërkohë, policia e qytetit të Lozanes ka nisur një hetim penal. Autori apo autorët e krimit mund të përballen deri në tre vjet burg. “Veprimi është çnjerëzorë”, ka deklaruar një shoqatë myslimane në rajonin e Vaudit.
Në varrezat e atakuara të Bois –de-Vaux në Lozanë është planifikuar një fushë për varrezat myslimane.
Deri në vitin 2016 mund të vendosën rreth 350 kufoma myslimane. Por, në Lozanë partia SVP/UDC ka nisur një peticion kundër këtij projekti.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











