Maqedonia
Jep dorëheqje kryetari i Koçanit
Kryetari i Koçanit, Ljupço Papazov, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pas ngjarjes tragjike që ka goditur vendin.
“Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja edhe familjet e tyre, dhe me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe thyerja që ndiej do të më shoqërojnë gjithë jetën. Kjo tragjedi i ka mbuluar Koçanin dhe Maqedoninë me zi, dhe boshllëku që ka mbetur është i pashërueshëm,” ka shkruar ai.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai u ka kërkuar institucioneve përkatëse të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke shtuar se është në dispozicion të plotë për të bashkëpunuar me to.
“Mosveprimi është gjithashtu përgjegjësi. Duhet të hetohen të gjitha detajet, të gjenden të gjitha mangësitë, dhe ata që kanë kontribuar në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë jam plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse ligjërisht nuk kisha kompetenca të drejtpërdrejta në këtë rast, jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale,” ka shkruar ndër të tjera ai.
Ai ka deklaruar se nëse ekziston ndonjë bazë për përgjegjësi nga ana e tij, i bën thirrje Prokurorisë ta hetojë këtë dhe të veprojë sipas ligjeve.
“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë më nuk ka të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, pyeti pse nuk dola në publik gjatë gjithë ditës së djeshme. Por ata që më njohin e dinë sa i thyer jam dhe si po e përjetoj atë që ndodhi. Është e vështirë, dhe do ta përjetoj me vështirësi. Kam punuar ndershëm dhe me përkushtim gjithë jetën time! Kurrë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga ky funksion, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!” ka shkruar Papazov.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













