Lajme
Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për forcimin e mbrojtjes
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të ‘riarmatimit të Evropës’
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Evropa është gati të rrisë “në mënyrë masive” shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe se janë në një “epokë riarmatimi”.
Von der Leyen theksoi se i ka shkruar një letër udhëheqësve evropianë, dhe po përshkruan një plan të riarmatimit të Evropës me pesë pika.
Lëshimi në përdorim i fondeve publike për mbrojtjen – nëse shtetet anëtare rrisin shpenzimet e mbrojtjes me 1.5 për qind të GDP-së, ku von der Leyen thotë se kjo mund të krijojë hapësirë fiskale afër 650 miliardë euro gjatë katër viteve.
Instrument i ri që siguron 150 miliardë euro kredi për shtetet anëtare për investime në mbrojtje.
Përdorimim i fuqisë së buxhetit të Bashkimit Evropian.
Mobilizimi i kapitalit privat përmes Unionit të Kursimeve dhe Investimeve.
Mobilizimi i kapitalit privat përmes Bankës Evropiane të Investimeve.
Von der Leyen shpjegon se planet për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të rritur aftësitë ushtarake, mund të mobilizojnë rreth 800 miliardë euro.
“Ky është momenti i Evropës dhe ne duhet të jetojmë deri në atë”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












