Tematike
Një qendër profesionale për migracionin
Përpilimi i analizave të rrezikshmërisë do të jetë detyrë kryesore e qendrës, e cila do t`i nënshtrohet kompetencave të Sekretariatit Shtetëror për Migracion
Në Zvicër, gjatë vitit 2014 kanë kërkuar azil 24 mijë persona. Po gjatë atij viti, policia dhe rojat e kufirit kanë kapur 17.000 migrantë ilegalë dhe 384 kontrabandues me qenie njerëzore, që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë deri tash.
Nisur nga kjo gjendje, federata dhe kantonet planifikojnë të themelojnë një qendër të përbashkët profesionale për migracionin. Në këtë qendë do të kishin përfaqësimin e tyre autoritetet e fushës së hetimeve dhe të gjithë aktorët e administrimit të kufijve, shkruan “Sonntagszeitung”.
Ajo që dëshirohet të arrihet me këtë institucion të ri është shfrytëzimi më i mirë i sinergjive dhe optimimi i rrjedhjes së informacioneve në mes të qendrës dhe kantoneve me qëllimin që të luftohet në mënyrë më efikase migracioni ilegal.
Federata po ashtu synon që përmes kësaj qendre të re të identifikojë dhe parashikojë me kohë flukset e refugjatëve, transmeton albinfo.ch. Përpilimi i analizave të rrezikshmërisë do të jetë detyrë kryesore e qendrës, e cila do t`i nënshtrohet kompetencave të Sekretariatit Shtetëror për Migracion.
Projekti mendohet të realizohet deri në vitin 2017. Kjo qendër është pjesë e një plani me emrin “menaxhimi i integruar i kufijve”, që ka 70 pika.
Krahas migracionit ilegal, me këtë plan pritet të luftohet edhe kriminaliteti ndërkufitar.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












