Lajme
Vatikani tregon për gjendjen aktuale të Papa Françeskut
Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e kaluar pas një sulmi astme, deklaroi Vatikani zyrtar.
Kreu 88-vjeçar i Kishës Katolike, i cili është shtruar në spital në Romë për më shumë se një javë për shkak të sëmundjes së frymëmarrjes, ka kaluar një natë të qetë”, tha një zëdhënës i Selisë së Shenjtë në mëngjes.
”Gjendja e Françeskut u përkeqësua të shtunën pas një “sulmi të zgjatur të astmës” që kërkonte administrimin e oksigjenit dhe një gjendje anemike që kërkon transfuzion gjaku”, sipas Vatikanit.
”Gjendja e Papës mbetet kritike”, tha një zëdhënës i Selisë së Shenjtë të shtunën në mbrëmje, pasi analizat e gjakut të së shtunës zbuluan mungesën e trombociteve, të cilat janë për koagulimin e gjakut.
Mjekët paralajmërojnë për përkeqësim të mundshëm të gjendjes
Mjekët që trajtojnë Françeskun në spitalin Gemelli në kryeqytetin italian, Romë, kanë paralajmëruar se gjendja e tij mund të përkeqësohet më tej. Ata thonë se kërcënimi kryesor me të cilin përballet Papa është fillimi i sepsës, një infeksion serioz i gjakut që mund të ndodhë si ndërlikim i pneumonisë
Mjekët që kanë monitoruar analizat e tij të gjakut thonë se deri më tani nuk kishte asnjë provë që tregonte praninë e sepsës. Ekipi mjekësor i Papës vuri në dukje në përditësimin e tyre të parë të thelluar mbi gjendjen e Françeskut se ai po i përgjigjej barnave të ndryshme që i ishin dhënë.
Analizat e gjakut të së shtunës treguan se ai kishte zhvilluar trombocitopeni, një gjendje e numrit të ulët të trombociteve në gjak. Numri i ulët i trombociteve mund të shkaktohet nga një sërë gjërash, duke përfshirë efektet anësore nga mjekimi ose infeksionet, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA.
Françesku, i cili ka sëmundje kronike të mushkërive, u shtrua në spital pasi një periudhë njëjavore e bronkitit u përkeqësua. Mjekët fillimisht diagnostikuan infeksionin kompleks viral, bakterial dhe fungal të traktit respirator dhe më pas testuan për pneumoni në të dy mushkëritë.
Atij iu përshkrua “pushim absolut”, përveç kombinimit të kortizonit, antibiotikëve të ndryshëm, së bashku me oksigjen shtesë sipas nevojës.
Mjekët që trajtojnë Françeskun thonë se nëse ai zhvillon sepsë, kjo mund të çojë në dështim të organeve, ose potencialisht edhe vdekje.
“Sepsis, me problemet e frymëmarrjes dhe moshën e tij, do të ishte vërtet e vështirë për t’u larguar”, thotë Dr. Sergio Alfieri, Shef i Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Spitalin Gemelli.
“Anglezët thonë ‘trokisni në dru’, ne themi ‘prek hekurin’. Secili prek atë që dëshiron, por ky është rreziku real në këto raste: që këto mikrobe të kalojnë në qarkullimin e gjakut.”
“Ai e di se është në rrezik”, vuri në dukje Alfieri, “Dhe ai na tha që ta transmetojmë këtë”.
Vatikani thotë se ai mbetet në humor të mirë, ha mëngjes çdo ditë dhe ka vazhduar të punojë nga dhoma e tij e spitalit.
Françesku u bë Papa i Kishës Katolike Romake në mars 2013 dhe është Papa i parë nga Amerika.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











