CH-Ballkani
Cilat janë profesionet më të kërkuara për shqiptarët
Një analizë e trendit të të diplomuarve në programin Bachelor gjatë vitit 2020 dhe të diplomuarve në Master tri vite më vonë tregon se 76% e tyre zgjedhin të vazhdojnë studimet në nivelin Master
Në vitet e fundit, shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, me një prirje të dukshme drejt degëve si teknologjia, inxhinieria, ekonomia dhe mjekësia. Por, çfarë po kërkon aktualisht tregu i punës? A përputhen këto trende të diplomimeve me nevojat reale të tregut të punës?
Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë zgjedhin të ndjekin studimet e larta, por sa prej tyre e përfundojnë ciklin e plotë akademik, duke përfshirë Bachelor dhe Master? Një analizë e trendit të të diplomuarve në programin Bachelor gjatë vitit 2020 dhe të diplomuarve në Master tri vite më vonë tregon se 76% e tyre zgjedhin të vazhdojnë studimet në nivelin Master. Sipas fushave të studimit, arsimtarët janë ata që shfaqin përqindjen më të lartë të atyre që, sapo përfundojnë Bachelorin, vazhdojnë masterin. Pas tyre renditen fusha e biznesit, administratës dhe ligjit, ndërsa më pak të interesuar janë të diplomuarit në “shkencat natyrore, matematikë dhe statistikë”, ku vetëm 2.9% e tyre vazhdojnë masterin, shkruan Scan, transmeton Albinfo.ch.
Analiza e tregut të punës për ofertat e punësimit të publikuara nga AKPA( Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Dua Punë dhe Njoftime. Ai gjatë muajit të fundit tregon se profili i ekonomistit (Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Biznes) është më i kërkuari, duke përbërë rreth 17% të vendeve të lira të punës. Më pas pasojnë profili i inxhinierisë dhe i IT-së, me rreth 2.24% dhe 1.8% të punëve aktive respektivisht. Në profesionet inxhinierike kryeson Inxhinier Ndërtimi ndjekur nga Inxhinier Elektrik dhe Inxhinier Mekanik.
Pra, në përgjithësi, profesionet që lidhen me ekonominë, inxhinierinë dhe teknologjinë e informacionit vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarit nga punëdhënësit. Ndërkohë, fusha si shkencat sociale, arsimi dhe ligji duket se hasin sfida për t’u pozicionuar me sukses në treg. Pavarësisht numrit të lartë të juristëve që diplomohen çdo vit, vetëm 0.5% e vendeve të punës të analizuara i përkasin këtij profesioni, duke ngritur pyetje mbi balancën mes edukimit dhe kërkesave reale të tregut të punës.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










