Shkurt.ch
Më së shumti trafikantë nga Hungaria
Nga Hungaria ka pasur në së shumti kontrabandistë me njerëz që janë kapur duke futur migrantë ilegalë në Austri. Sipas Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 64 hungarezë të arrestuar. Pas tyre vijnë kontrabandistët serbë, sirianë dhe kosovarë. Nga Serbia janë kapur 56 trafikues ndërsa nga Kosova dhe nga Siria janë zënë nga 34 “homologë” te të parëve. Shumica e hyrjeve ilegale nuk vijnë nga Hungaria (1023) por nga Italia (10.244) shkruan oe14.at. Numri më i madh i migrantëve të ardhur së fundi në Austri janë refugjatë lufte nga Siria dhe nga Afganistani. Ardhja e tyre përmes kontrabandistëve, u kushton deri në 12 mijë euro për person sirianëve bën të ditur portali në fjalë, transmeton albinfo.ch. Shifrat aktuale të Ministrisë së brendshme flasin për 34.070 refugjatë të ardhur në Austri gjatë vitit 2014 ose për 24 për qind më shumë se në vitin 2013.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










