Kosova
Portugalia dhe Lituania dërgojnë 38 persona në Kosovë për të siguruar stabilitet gjatë zgjedhjeve

29 pjesëtarë të Gardës Republikane Kombëtare (GNR) të Portugalisë do të nisen sot për në Kosovë për t’iu bashkuar një force rezervë ndërkombëtare, të komanduar nga një major portugez, i cili synon të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend.
Misioni zgjat maksimalisht gjashtë muaj dhe ceremonia e nisjes u zhvillua sot në Njësinë e Ndërhyrjes GNR, në Pontinha (Odivelas), me praninë e komandantit të përgjithshëm të institucionit, Rui Veloso, ministres së administratës së brendshme, Margarida Blasco, dhe sekretarit të shtetit për administratën e brendshme, Telmo Correia, transmeton albinfo.ch.
“Ushtarët e këtij kontingjenti do të dinë të nderojnë emrin e Portugalisë, duke thënë se ne jemi një vend i madh në vlera dhe i madh në kauzat që mbrojmë”, ka deklaruar Veloso, duke theksuar se misioni që tani fillon në Kosovë është “një mundësi që Portugalia të afirmojë në terren përkushtimin e saj ndaj idealeve të lirisë”.
Ministrja Blasco shprehu gjithashtu “besimin e plotë në suksesin e misionit dhe në lartësimin e emrit të Portugalisë përtej kufijve”.
Lituania nga ana tjetër ka njoftuar se po dërgon nëntë oficerë nga Ekipi i Reagimit të Shpejtë dhe Kundërsulmit të Shërbimit të Sigurisë Publike në Kosovë për të ndihmuar vendin ndërsa përgatitet për zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.
Oficerët lituanezë do të marrin pjesë në aktivitetet e Forcave Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, tha të premten Shërbimi i Sigurisë Publike.
“Në dritën e rreziqeve të mundshme të sigurisë, EULEX-i i kërkoi zyrtarisht EUROGENDFOR-it të vendosë një njësi të re të formuar policore. Njësiti, duke vepruar si reagues i dytë i sigurisë, do të sigurojë që policia e Kosovës të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme në rast të trazirave të mundshme”, u tha më tej në njoftim.
Oficerët lituanezë, të cilët do të nisen për në Kosovë të dielën, do të punojnë së bashku me homologët e tyre nga Franca, Italia, Portugalia dhe Polonia për t’iu përgjigjur trazirave dhe sulmeve të mundshme të armatosura, si dhe për të përforcuar sigurinë gjatë periudhës zgjedhore.
Forca rezervë, e quajtur Njësia e Policisë së Specializuar Rezervë (NJPSR), e Xhandarmerisë Evropiane (Eurogendfor) do të veprojë brenda kornizës së misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX Kosovë.
Sipas GNR-së, NJPSR përbëhet nga 29 ushtarë të institucionit portugez, 22 nga Xhandarmëria Kombëtare Franceze, 24 nga Karabinierët italianë dhe nëntë nga Viesojo Saugumo Tarnyba, forcat speciale lituaneze.
E-Diaspora
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Istogu, e identifikuar si Arta Hajzeraj, është raportuar e zhdukur...
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë