Kosova
Hovenier, “takim lamtumire” me Kurtin: Çfarë porosie la ambasadori amerikan
Detajet nga takimi i lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadori në largim i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i përcolli përmes një postimi në platformën X, ku tregoi dhe këshillën e dhënë atij.
“Diskutuam mbi progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’u mundësonte Shteteve të Bashkuara të lobojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj
Diplomati amerikan e përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të këtij muaji. Ai është shprehur më herët se shërbimi në Prishtinë do të jetë i fundit për të dhe pas kësaj do të dalë në pension.
Pak ditë më parë, ai deklaroi se ka aktorë të huaj keqdashës që duan të dëmtojnë demokracinë e Kosovës, duke shfrytëzuar ndasitë etnike.
“Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Nuk duhet ta lejojmë të ndodhë”, tha ambasadori Hovenier, duke nënvizuar se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta, posaçërisht në periudha zgjedhjesh. Kosova pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










