Tematike
Ushtarët shqiptarë të Zvicrës pozojnë me flamurin shqiptar
"Kjo kufizohet me tradhti ndaj vendit", ka thënë një oficer "pasi që këta burra bartin uniformën dhe duket qartë se janë ende në shërbim ushtarak"
Një grup ushtarësh zviceranë me prejardhje shqiptare janë bërë cak kritikash të opinionit të këtushëm pasi që kanë postuar një fotografi ku, me uniformat zvicerane pozojnë me flamurin shqiptar. Fotografia është realizuar në një tren dhe aty shihen 7 shqiptarozviceranë ushtarë aktivë (me armë) deri sa po ktheheshin ose po shkonin në pushim. Ata madje kanë ngritur lart pushkët e tyre dhe disa prej tyre bëjnë edhe shenjën e shqiponjës me duar. “Një kapitull po përfundon por shokët mbeten”, ka shkruar ai që e ka postuar këtë fotografi në facebook më 2 pril, shkruan blick.ch.
Gazeta ka kontaktuar një oficer që e ka parë fotografinë dhe nuk ka dashur të identifikohet. “Kjo kufizohet me tradhti ndaj vendit”, ka thënë ai. Oficeri ka mirëkuptim për atë që zviceranët me prejardhje të huaj të ruajnë rrënjët e tyre. “Por këta burra bartin uniformën dhe duket qartë se janë ende në shërbim ushtarak”. Për këtë arsye ata duhet të qëndrojnë 100 për qind mbrapa ushtrisë së vendit që i shërbejnë – dhe jo mbrapa një flamuri të huaj. Kjo është çështje dinjiteti dhe respekti”, transmeton albinfo.ch. Po për këto arsye, sipas tij, ushtarët gjatë shërbimit duhet të flasin në mes vete në gjuhët e vendit dhe jo në gjuhën e tyre amtare.
Ngjashëm flet edhe zëdhënësi i ushtrisë, Christoph Brunner. “Kur dikush bart uniformën zvicerane, flamuri ynë është i vetmi , që ne duam ta shohim. Të gjithë flamujt tjerë s`kanë çfarë kërkojnë aty”.
Rasti tash do të bëhet objekt i hetimeve nga polica ushtarake, ka konfirmuar Brunner. Nëse kjo i identifikon ushtarët, ata i pret një vërejtje, ndalim daljeje, gjobë me para ose arresti.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










